Në Malishevë dje është arrestuar një burrë për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Policia e Kosovës bën të ditur se viktimës i është ofruar ndihma mjekësore në QKMF-Malishevë dhe e njëjta pas tretmanit mjekësor është dërguar në strehimore.
Tutje Policia shton se me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Kurse në Lipjan dje është arrestuar një burrë me dyshimin se ka ngacmuar ish të dashurën e tij.
“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thotë PK.