Në Podujevë dje pesë persona kanë sulmuar dy të tjerë, me ç’rast janë shoqëruar në stacionin policor.
Në raportin 24 orësh Policia e Kosovës gjithashtu bën të ditur se njëri prej viktimave ka pësuar lëndime dhe ka marr trajtim mjekësor në QKUK, transmeton KOHA.
“Janë shoqëruar në stacionin policor pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë. Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë”, thuhet në njoftim.
shton se me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Plagosen dy persona në Podujevë
-
Katër të plagosurit në Podujevë në gjendje të rëndë, por stabile
-
Dy persona u sulmuan mbrëmë në Prishtinë, njëri prej tyre dhe i dyshuari mbetën të plagosur
-
Rrahje mes disa personave në Prishtinë e Podujevë
-
Dalin pamjet e përleshjes në Podujevë ku mbetën të plagosur tre persona