Kronikë e zezë

Vdes një 29-vjeçar pas një aksidenti në Divjakë me motoçikletë

Vdes një 29-vjeçar pas një aksidenti në Divjakë me motoçikletë
Foto: Koha / Ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen e një 29 vjeçari ka ndodhur pas mesnate në Divjakë. I vdekur ka mbetur shtetasi A.P 29 vjeçar.

29 vjeçari i cili udhëtonte me një motoçikletë ka goditur nga pas një automjet tip Volswagen. Sipas informacioneve automjeti që u godit nga 29 vjeçari po transportonte një grua shtatzënë për në spital.