Janë kapur 10 persona në fshatin Slivovë të Ferizajt për “organizim të skemave piramidale”.
Në raportin 24 orësh të PK-së, thuhet se janë hasur duke luajtur bixhoz, porse më vonë ata janë liruar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Janë shoqëruar në stacionin policor dhjetë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit në një lokal janë hasur duke luajtur bixhoz. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar një numër i konsiderueshëm i zhetonëve dhe letrave të bixhozit. Me vendim të prokurorit, pronari i lokalit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.