Arbëri

Sërish protestë kundër ndërrimit të strukturave udhëheqëse në polici

Descriptive Text

Qytetarë serbë të veriut, por edhe pjesëtarë të policisë së Kosovës në veri do të protestojnë sërish sot kundër ndërrimit të personave në strukturat udhëheqëse në Policinë e Kosovës në veri.

Protesta do të fillojë në ora 7:15 para stacionit të policisë në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Ndryshe, një protestë e ngjashme është mbajtur edhe të hënën ku kanë marrë pjesë rreth 200 qytetarë serbë, duke përfshirë edhe pjesëtarë të policisë, ndërsa është kërkuar që vendimi i MPB-së të Kosovës në lidhje me zëvendësimin e udhëheqësve policorë, të anulohet.

Sipas protestuesve, një vendim i tillë nga Prishtina duhet të jetë në koordinim me komandën e Drejtorisë së policisë në veri, si dhe strukturat lokale udhëheqëse atje.