Kosovë

“Rruga e shefit” që përplasi LDK-në e LVV-në në Podujevë

 

Emërtimi i një projekti për shtrimin e rrugës me kubëza në emër të shefit të kuvendarëve të LVV-së në Podujevë, Haki Rudari, ka kaluar në akuza e kundërakuza ndërmjet disa kuvendarëve të LDK-së dhe Rudarit. Këshilltari nga radhët e LDK-së, Qëndrim Softolli, ka thënë se e përgëzon shefin e Grupit të LVV-së për emërtimin e rrugës me emër të tij.

“Ndoshta nuk i ka ra me prit gjatë, qe 3 vjet ka ardhë në pushtet...Unë e kam dokument zyrtar të Komunës së Podujevës, ‘ndërtimi i rrugës të Haki Rudarit’. Rruga Haki Rudari, urime”, ka thënë Softolli derisa po diskutohej për projektbuxhetin e vitit 2024.