Kosovë

​Brahimi: Ndaluam mbi 60 objekte të larta pa leje në Mitrovicë, nuk i frikësohemi askujt

 

Mbi gjashtëdhjetë objekte të larta, por edhe të ndërtimit të ulët, janë ndërprerë gjatë këtyre dy viteve nga ana e Inspeksionit në Mitrovicë, për shkak të mungesës së lejes ndërtimore, ndërsa Mitrovica është komuna e parë në vend e cila i ka ndërprerë pothuajse në tërësi ndërtimet pa leje.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Inspektoratit në Komunën e Mitrovicës, Valon Brahimi, duke deklaruar se tendenca e disa biznesmenëve të caktuar për të interferuar në Drejtorinë e Inspeksionit është e kotë, pasi sipas tij, inspektorët komunalë janë të pashantazhueshëm, të pathyeshëm dhe nuk i frikësohen askujt.