Kosovë

Ndryshon orari i reduktimeve të ujit të pijshëm në Podujevë

Foto ilustrim: KOHA
 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se do të ketë ndryshim të orarit të reduktimeve të ujit të pijshëm në komunën e Podujevës.

Sipas njoftimit të KRU “Prishtinës”, orari i reduktimeve do të jetë nga ora 21:00 deri në orën 08:00.