Kosovë

Shkarkohet drejtoresha e Kulturës në Istog, akuzon pushtetin për tradhti

Foto: Facebook
 

Komuna e Istogut ka shkarkuar drejtoreshën e Kulturës, Rinisë dhe të Sportit, Elianë Blakaj, nga kjo pozitë, thuhet në vendimin e marrë më 4 maj. Ajo ka akuzuar kryetarin e Komunës, Ilir Ferati dhe nënkryetarin, Ali Nimanaj, se shkarkimin e kanë bërë për arsye politike.

Në një postim të gjatë të bërë në Facebook të hënën, Blakaj tha se shkarkimi iu bë në mënyrë tinëzare e tradhtare, e s'u bë për shkak të punës, por siç tha ajo, për shkak se nënkryetari kishte dëshirë të ushtronte funksionin e kësaj pozite.