Kosovë

VV-ja akuzon partinë në pushtet në Obiliq se “ia vodhi” idenë për zbritjen e tatimit

 

Kuvendarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Obiliq kanë akuzuar kolegët e tyre të Iniciativës Qytetare (IQ) për “vjedhje” të propozimit për faljen e 100 eurove të tatimit në pronë për qytetarët e kësaj komune për vitin 2023.

Sipas asamblistëve të VV-së gjatë seancës së jashtëzakonshme që e kishte thirrur LVV-ja e mbështetur edhe nga këshilltarë komunalë të partive tjera, nuk ishte miratuar propozimi për faljen e 100 eurove të para për qytetarët e Komunës së Obiliqit. Por, ata kanë akuzuar partinë në pushtet (IQ) se kishte bërë një propozim tjetër që ishte i ngjashëm me atë të VV-së, por duke e shtuar edhe një pikë tjetër, që të kthehet vlera e pronës si në 2022.