Kosovë

Kërkohen qartësime rreth Kodit të veshjes së nxënësve në Prizren

 

Rregullorja për funksionimin e institucioneve edukative – arsimore të Komunës së Prizrenit të hënën është prezantuar para publikut me arsyetimin se ka për qëllim të përcaktojë të drejtat dhe detyrimet e komunitetit shkollor, përfshirë rendin shtëpiak dhe Kodin e mirësjelljes. Drejtuesit e shkollave kanë kërkuar saktësimin e normave të përcaktuara të veshjes për nxënësit.

Komuna e Prizrenit përmes Rregullores për funksionimin e institucioneve edukative - arsimore po synon që të krijojë një mjedis më të avancuar të punës me nxënësit në përputhje me Kornizën Kurrikulare të Arsimit Parauniversitar.

Përmbajtja e propozim-rregullores është shqyrtuar në diskutimin publik me qytetarët, ku drejtuesit e shkollave kanë paraqitur vërejtjet e tyre.