Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kanoset kryetari i Prizrenit, arrestohen dy të dyshuar

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka raportuar se është kanosur nga dy persona të martën mbrëma. Policia ka arrestuar të dyshuarit.

Sipas njoftimit të Policisë, Totaj e ka njoftuar Policinë për kanosjen të martën rreth orës 20:00.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kryetari ka thënë se është kanosur nga një i dyshuar. I dyshuari ia ka përcjellë mesazhin nëpërmjet të dyshuarit të dytë, te djali i Totajt”, ka thënë Policia.

Siç bën të ditur Policia, njëri nga të dyshuarit është i pakënaqur me vlerësimin që Komuna e Prizrenit ia ka bërë pronës së tij.

“Fjala është për një pronë-shtëpi e cila ka disa vite që pengon përfundimin e rrugës “tranziti i ri” në Prizren”, ka thënë Shaqir Bytyqi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.