Kosovë

Komunitetet joshumicë në Podujevë ankohen për kushtet e rënda të jetesës

 

Punësim e ujë të pijshëm janë duke kërkuar komunitetet joshumicë të një lagjeje të Komunës së Podujevës. Ata thonë se numri i të punësuarve nga këto komunitete është simbolik, ndërkohë që cekin se mundësitë i kanë të kufizuara.

Punësimi dhe uji i pijshëm po i preokupon më së shumti komunitetet joshumicë që jetojnë në rrugën “Ulqini”, në Komunën e Podujevës.

Ata thonë se në pamundësi për t’u punësuar, e vetmja “zgjidhje” që u mbetet është mbledhja e kanoçe rrugëve e kontejnerëve, si dhe ndonjë punë sezonale në bujqësi.