Qindra qytetarë marshuan në qytetin e Pejës, me thirrjet që të ndërpritet greva në arsim.
“Qeveri-SBASHK, duam zgjidhje, duam të fillojmë procesin mësimor” dhe “Nxënësit në shkollë” ishin ndër thirrjet që të rinjtë patën në këtë marsh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me këtë marsh paqësor me moto Qeveri – SBASHK duam nxënësit në shkollë, u bëjmë thirrje dyla palëve të gjejnë zgjidhje sa më të shpejtë, që ne të fillojmë procesin mësimor. Fëmijët e kanë vendin në shkollë e jo në shtëpi. Të mos rrezikojnë të nxjerrin ata në rrugë për qëllime të dy palëve. Mësimdhënësit i mirëpresin nxënësit në shkollë, bëjë apel që sa më parë të marrin vendim e të nxjerrin fëmijët nga kjo fushëbetejë që është mes dy palëve”, ka thënë Arta Kollqaku Gashi kryetare e Këshillit të Prindërve të Pejës.
Ndërkohë Hazir Tigani, kryetar i Këshillit të Prindërve të rrafshit të Dukagjinit, dhe përfaqësues i kryesisë në nivel qendror, ka bërë thirrje që të nisë mësimi qysh nesër e të arrihet marrëveshje mes palëve. Por, ai ka pasur edhe një apel – të mos fyhen mësimdhënësit.
“Nuk është mirë, nuk është në nderin tonë, si komb e qytetarë, të fyejmë nderin e mësimdhënësit. Sot të nderuar prindër keni pasur rastin të vini e bashkëngjiteni për të treguar kërkesat e juaja e nuk duhet bërë kjo me fyerje në portale të ndryshme. Mësimdhënësit janë truri i kombit tonë, të mos e lëndojmë se nuk mund të lëvizim më pas. Të mos i fyejmë e të ruajmë raportet, pasi janë mësimdhënësit e fëmijëve tanë”, ka thënë Tigani.
Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka deklaruar se greva që nisi më 25 gusht, nuk do të ndërpritet derisa mësimdhënësve t’iu plotësohen kërkesat.
Javën e kaluar, Këshilli Grevist i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura u takua me Qeverinë por nuk arritën të merreshin vesh për ndërprerje të grevës.