Arbëri

Shoqata e autobusëve të Mitrovicës e Vushtrrisë proteston për kushte të punës

Shoqata e autobusëve të Mitrovicës dhe Vushtrrisë ka protestuar të premten për largimin ilegal të kombibusëve dhe për mos krijimin e kushteve për punë.

Autobusë të shumtë kanë ardhur në Prishtinë për të protestuar para Ministrisë së Infrastrukturës.

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së punëtorëve të sektorit privat ka thënë me këtë rast se nëse nuk eliminohen kombibusët, po del që shteti është ilegal.

“Kërkesa jonë është kërkesë ligjore për të cilën askush nuk e kontenston, as organet gjegjëse të cilat duhet të merren me të. Unë personalisht jam marrë qe 6 muaj ditë, në bashkëbisedime me policinë dhe inspektoratin edhe të Prishtinës, edhe të Vushtrrisë edhe të Mitrovicës për largimin ilegal të kombibusëve. Nëse nuk do të ketë sukses edhe pse kryetari i Komunës të Mitrovicës dhe ai i Vushtrrisë na kanë premtuar se do ta eliminojmë këtë problem, por megjithatë nëse këta tre akterë nuk do të koordinohen dhe të eliminojnë kombibusët ilegal, atëherë po del që vet edhe shteti është ilegal sepse nuk po i zbaton ligjet të cilat janë dhënë miliona euro për një ligj mbi transportin për shkak të interesave personale sepse dikush po përfiton nga kjo”, ka thënë Azemi.