Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar të mërkurën, se do ta ndërpresë furnizimin me ujë të pijshëm për Obiliqin të premten.
Sipas njoftimit, furnizimi do të ndërpritet për shkak të punimeve të planifikuara teknike në gypin kryesor furnizues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ju njoftojmë se, për shkak të punimeve të planifikuara teknike në gypin kryesor furnizues, të premten do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e Obiliqit duke filluar nga ora 09:30 deri në orën 15:00”, thuhet në njoftimin e KUR “Prishtina”.