Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë (MMPHI) e ka detyruar Komunën e Fushë-Kosovës që t’i mbyllë vendkalimet për këmbësorë në rrugën kryesore M9, pasi të njëjtat janë vlerësuar të paligjshme.
Sipas një njoftimi të Komunës së Fushë-Kosovës, Ministria ka vlerësuar se dy vendkalime për këmbësorë në këtë rrugë janë rrezik për pjesëmarrësit në trafik.
“Njoftohen qytetarët e Fushë-Kosovës se që nga dje, sipas Vendimit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të datës 05.04.2022 me nr. protokolli 221, urdhërohet Komuna e Fushë-Kosovës respektivisht Drejtoria e Shërbimeve Publike që të mbyllë të gjitha vendkalimet e vendosura për këmbësorë në rrugën kryesore M9 që kalojnë përmes Fushë- Kosovës”, thuhet në njoftimin e Komunës.
“Sipas këtij vendimi Inspektori i MI gjatë inspektimit dhe kryerjes së detyrës zyrtare ka konstatuar se Komuna e Fushë-Kosovës ka hapur vendkalim për këmbësorë në kundërshtim me Ligjin 03/L-120. Në arsyetim për mbyllje nga ana e Inspektorit të Ministrisë së Infrastrukturës thuhet se ‘Mbyllen këto vendkalime (2 – sosh) të cilat janë rrezik permanent për pjesëmarrës në trafik dhe në të cilat ka pasur dhe mund të ketë edhe viktima njerëzore”, përfundon njoftimi.
-
Kryqëzimi në Bresje vlerësohet “pikë e zezë” që kërkon vëmendje institucionale
-
AME: Kanalizimet e bllokuara, shkaktare për vërshime në disa komuna
-
Vdes një këmbësor që u godit nga vetura në Bresje
-
Komuna: S’do të lejohen parkingjet që pengojnë qarkullimin
-
Ndalohen punimet në disa vendpunishte në Fushë-Kosovë për mungesë të pajisjeve të sigurisë