Kosovë

KRU “Gjakova” ndërpret furnizimin me ujë për të gjitha zonat që i mbulon

 

Një defekt në gypin kryesor furnizues fi 800, që ka ndodhur këto orë të vona të së shtunës ka bërë që Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” të ndërpresë furnizimin me ujë. Sipas njoftimit, uji është ndërprerë në të gjitha zonat që i mbulon KRU “Gjakova”.

“Të nderuar konsumator, ju njoftojmë se në këto orë është paraqitur një defekt në gypin kryesorë fi 800 tek ‘Pika e Zezë’-Gjakovë, si pasojë jemi të detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë për gjithë zonën tonë të mbulueshmërisë; Gjakovë, Rahovec dhe Prizren”, ka njoftuar KRU “Gjakova”, pak para mesnatës.