Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka emëruar disa nga drejtorët e drejtorive komunale, ku tre prej tyre vijnë nga Partia Demokratike e Kosovës, pasi Lëvizja Vetëvendosje do të bashkëqeverisë me ta në mandatin katërvjeçar në këtë komunë.
Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Riad Rashiti, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Bajram Isufi, dhe drejtori i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik, Enver Shabani, do të udhëheqin nga PDK-ja. Ndërsa, nënkryetare e Komunës do të jetë ish-kandidatja e PDK-së në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, Leonora Morina-Bunjaku.
Drejtoreshë e Drejtorisë së Administratës: Doruntina Hasani
Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport: Kushtrim Zeqiri
Drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit: Selvete Sylejmani
Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike: Mentor Mihovci
Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim: Bejtullah Osmani
Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit: Ali Arifi
“Ndërsa jemi në fazën përfundimtare që të vendosim emërimet për: nënkryetarin për Komunitete, Drejtorinë e Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë, Drejtorinë e Inspekcionit dhe Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Ky ekip do të plotësohet gjatë ditëve në vijim”, ka njoftuar Hyseni.
Sipas asaj që është deklaruar më herët, përveç tri drejtorive të lartpërmendur, PDK-së do t’i takojë edhe Drejtoria e Shëndetësisë.