Kosovë

Në Rahovec, 4 paralele të 3 shkollave në mësim online

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Katër paralele në 3 shkolla të Komunës së Rahovecit kanë kaluar në mësim online, sipas skenarit C, ka njoftuar drejtori i Drejtorisë Komunale t ë Arsimit në këtë komunë, Avni Morina.

Sipas të dhënave të drejtorit Morina, në shkollat e Rahovecit aktualisht janë evidencuar 32 nxënës të infektuar me COVID-19 dhe 3 mësimdhënës.