Kosovë

Masa edhe ndaj stafit mjekësor, për rastin e gruas që rrahu burrin në Spitalin e Gjakovës

 

Shefi i Repartit Neurologjik në Spitalin Rajonal "Isa Grezda" të Gjakovës, Jetish Jetishi ka thënë të premten për KOHËN se ndjen keqardhje për rastin e dhunës që ka ushtruar një grua ndaj bashkëshortit të saj, pjesërisht të palëvizshëm në këtë repart, por jo edhe përgjegjësi.

Ai ka paralajmëruar masa të shpejta ndaj një mjeke dhe 2 infermiereve në lidhje me rastin.