Kosovë

“Hidroregjioni Jugor” zotohet të zbusë reduktimet e ujit pas protestës në Prizren

 

Kompania rajonale e ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” është zotuar që t’i shqyrtojë mundësitë për zbutjen e reduktimeve të ujit. Ky qëndrim i menaxhmentit të kompanisë është shprehur një ditë pas protestës së banorëve të lagjes “Bajram Curri”, të cilët kësisoj kanë shpërfaqur pakënaqësinë rreth reduktimeve të gjata.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv në KRU “Hidroregjioni Jugor”, Zenel Zenelaj, ka pohuar se ujësjellësi ka qenë i detyruar që të kalojë në fazën e reduktimeve në lagje të ndryshme të Prizrenit, si pasojë e rënies së burimeve ujore.