Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka marrë vendim që pushteti komunal të vazhdojë mbulimin e shpenzimeve të varrimit për gjithë familjarët që kanë raste vdekjeje në këtë komunë.
Kështu ka bërë të ditur pas një takimi që ka pasur me Këshillin e Bashkësisë Islame në Malishevë, të prirë nga kreu i saj, Sead Paçarizi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë takim, sipas njoftimit të Zyrës për Informim të Komunës së Malishevës, Kastrati, është zotuar se do të vazhdojë bashkëpunimin me KBI në Malishevë.
“Si kryetar i Malishevës, pa humbur kohë do të angazhohem në funksion të vazhdimit të marrëveshjes për mbulimin e shpenzimeve për shërbimet e varrimit të personave të cilët varrosen në territorin e komunës së Malishevës, si dhe për çështje tjera me interes për qytetarët tanë dhe Malishevën në përgjithësi”, është zotuar kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati pas takimit me krerët e BIK-dega në Malishevë.
Kreu i degës së KBI, hoxha Sead Paçarizi, e ka uruar Kastratin për detyrën e kryetarit, dhe e ka falënderuar Komunën për bashkëpunimin e ndërsjellë, si dhe ka shprehur gatishmërinë e KBI-së për angazhimin maksimal për çdo gjë është e nevojshme, në shërbim të qytetarëve të Komunës së Malishevës.