Fadil Nura është betuar si kryetar i Komunës së Skenderajt. Këtë e bëri të ditur në rrjetin social Facebook, derisa ka publikuar disa fotografi.
Nura i Partisë Demokratike të Kosovës ka fituar pa balotazh në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, duke marrë rreth 57 për qind të votave.
Kundërkandidat i tij ishte Bekim Jashari. Ky i fundit ka qenë kryetar i Skenderajt në mandatin e fundit.
Jashari ia ka dorëzuar mandatin Nurës, derisa ka shkruar në Facebook se po e dorëzon me 17 marrëveshje bashkëpunimi të finalizuara me donatorë e institucione të ndryshme.
“Komunën e Skenderajt po e la pa borxhe, me shumë projekte në realizim e sipër, projekte të planifikuara e të buxhetuara dhe me një kulturë të lartë qeverisëse. Pas dorëzimit të mandatit u përshëndeta me të gjithë zyrtarët komunal të cilët i falënderova për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre”, ka shkruar në Facebook.
Ai theksoi se angazhimi për vendin është amanet nga të parët.
Pas 4 vite në udhëheqje të Komunës së Skenderajt, në shërbim të qytetarëve, duke punuar me përkushtim, në zhvillimin e...
Posted by Bekim Hamëz Jashari on Tuesday, November 30, 2021