Kompania Rajonale e Ujit “Gjakova” përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka filluar me shpërndarjen e vërejtjeve për konsumatorët të cilët kanë borxhe të mbledhura mbi 100 euro.
Sipas kompanisë, konsumatorët duhet që të bëjnë programimin e borxhit në afat prej 24 muajsh.Por nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë KRU “Gjakova” paralajmëron se të njëjtit do të dërgohen të përmbaruesi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në rast të mos përgjigjes ndaj obligimeve kundrejt borxhit të akumuluar në afat prej 7 ditësh, përkundër dëshirës sonë ne si ofrues i shërbimeve jemi të detyruar të ngrisim procedurat përmbarimore, te Përmbaruesit Privat, ku ju si konsumator ngarkoheni me shpenzime shtesë”, thuhet në njoftim.