Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal ka bërë ftesë të bojkotohen lokalet e gastronomisë ku nuk u shërbehet edhe pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë.
Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar se një i tillë është në Gjakovë, e për të cilin është informuar nga aktivistë nga Gjakova.
“Është turp që ende në lokalet e gastronomisë në qytete të ndryshme të Kosovës, në forma të ndryshme refuzojnë t'i shërbejnë pjestarët e komuniteteve dhe bëjnë diferencime! Për një rast të tillë edhe dje me informuan aktivistë nga Gjakova. Gjakova është ndër qytetet shembull për bashkëjetesë dhe rastet e tilla nuk duhet të lejohen të ndodhin! Mbetet angazhim i institucioneve dhe shoqërisë që të garantojnë dhe zhvillojnë bashkëjetesën dhe mundësitë e barabarta për të gjithë qytetarët”, ka shkruar ai.
Krasniqi ka shtuar se lokalet të cilat bëjnë diferencime të tilla duhet t'i bojkotojnë të gjithë.
Ai ka thënë se personat me ngarkesa raciste nuk duhet të mbështeten në zhvillimin e tyre.
-
Krasniqi: Lista Serbe dëshiron ta ketë monopolin mbi politikën e serbëve në Kosovë
-
Ministri Krasniqi viziton vendet e prekura nga vërshimet
-
Krasniqi: Kosova si shtet multietnik s’ka hapësirë për dhunë e mosdurim etnik
-
Szunyog dënon incidentet ndaj komuniteteve pakicë në Kosovë
-
Gastronomët reagojnë: Jemi kundër çdo diskriminimi