Arbëri

Suma e quan konfuz vendimin e Supremes

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit dhe kryetari aktual i kësaj komune, e ka quajtur konfuz vendimin e Gjykatës Supreme për të anuluar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

PZAP kishte vendosur të anulonte zgjedhjet në Han të Elezit, pas ankesës së bërë nga Suma për parregullësi. Ndaj këtij vendimi reagoi kandidati i PDK-së për kryetar të Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, që sipas rezultateve preeliminare ka fituar zgjedhjet në Han të Elezit pa balotazh.

“Unë e pashë vendimin, është i pshtjelltë sa kërkush nuk mundet me i ra në fije, më shumë është përshkrim i vendimit të PZAP-së. Në vendim thuhet që anulohet vendimi dhe aprovohet si e bazuar ankesa e Mehmet Ballazhit, por në tri faqet e tjera nuk justifikohet asgjë më shumë. Ne do të presim një vendim tjetër të PZAP-së”, tha Suma për KOHËN.