Kosovë

Nga 426 sa kishte më 2011 bie në 180 numri i nxënësve në shkollën në Bishtazhin

 

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët (SHFMU) "Gjergj Fishta" në Bishtazhin në fillim të vitit shkollor të vitit 2011 kishte 426 nxënës, ndërsa në fillim të këtij viti shkollor, më 2021, ka 180 nxënës. Kështu ka pohuar për KOHËN drejtori i kësaj shkolle, Pal Quni. Më shumë se përgjysmë është zvogëluar numri i nxënësve për një dekadë.

"Po zbrazet fshati dhe me të po zbrazet edhe shkolla", ka përshkruar Quni.