Kosovë

Familjarët presin që organet të veprojnë ndaj mësimdhënësve që dyshohet se rrahën nxënësin në Malishevë

 

Dy mësimdhënës u arrestuan të premten mbrëma në fshatin Shkozë të Malishevës nën dyshimin se keqtrajtuan një 12-vjeçar. Babai i 12-vjeçarit i cili është nxënës në të njëjtën shkollë ku dyshohet se u rrah nga mësimdhënësit, ka treguar ngjarjes sipas asaj që i ka thënë i biri për rastin e dyshuar.

S.B. ka thënë se djali i tij ishte ndeshur me mësimdhënësit në korridor dhe është pyetur “se pse po shëtitë nëpër korridor” e se më pas, sipas tij, e kanë sulmuar aty.