Spitali i Përgjithshëm i Pejës në njoftimin e 24 orëve të fundit ka bërë të ditur se ka 220 pacientë të shtrirë për COVID-19, numri më i lartë i të shtrirëve që nga fillimi i pandemisë vitin e kaluar.
Prej 220 pacientëve, 192 prej tyre janë me oksigjeno terapi, 7 pacientë janë në CPAP dhe 52 pacientë në gjendje të rëndë, kjo e fundit gjithashtu shifra më e lartë e raportuar që kur filloi pandemia në Kosovë, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë këtyre 24 orëve të fundit, janë pranuar edhe 20 pacientë të rinj.
Spitali i Pejës ka bërë thirrje që të vaksinohen njerëzit në mënyrë që të mos rëndohet edhe më shumë gjendja.