Arbëri

Nis asfaltimi i rrugës “Pavarësia” në Malishevë

Në Malishevë ka nisur të asfaltohet rruga “Pavarësia”, me gjatësi prej 500 metrash. Komuna njofton se kjo rrugë është zgjeruar dhe pos asfaltimit, është ndërtuar edhe trotuari.

“Fillimin e asfaltimit të kësaj rruge, e kanë parë nga afër edhe drejtori komunal për urbanizëm, Ahmet Morina, ai i gjeodezisë, Bashkim Krasniqi dhe drejtori për financa, Valon Mazreku, të cilët janë takuar edhe me banorët e lagjes Veselaj”, thuhet në njoftim.