Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Grafite kundër dhunës ndaj grave në Lipjan

Kolektivi për Mendim dhe Veprim ka njoftuar se ka vendosur grafite të ndryshme feministë në qytetin e Lipjanit kundër dhunës ndaj grave.

‘’Sonte aktivistet nga qyteti i Vushtrrisë bashkë me Kolektivin për Mendim dhe Veprim Feminist mbushën muret e qytetit me mbishkrime feministe të cilat shpërfaqin dhunën sistemike ndaj vajzave dhe grave. Duke e njohur shumësinë e formave të shtypjes së grave në kushtet e patriarkalitetit, aktivistet dhanë mesazhe revolte dhe solidariteti në luftën kundër çdo shtypjeje’’, thuhet në njoftimin e tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky grup në të kaluarën ka vendosur grafite të tilla edhe në qytete të ndryshme, që sipas tyre, për të rritur vetëdijesimin kundër dhunës ndaj grave.