Të martën është vënë re mungesa e 48 kapakëve të ujëmbledhësve në shëtitoren e lumit Krena në Gjakovë, ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Ardian Gjini, teksa ka njoftuar se Policia ka kapur dëmtuesin e pronës publike.
“Vlera monetare mund të zëvendësohet, por asnjëherë dëmtimi që mund të pësojë qytetari i cili i shfrytëzon hapësirat publike. Karrigia e dëmtuar përpos një imazhi të shëmtuar, ju bën që të mos e shijoni çlodhjen. Vjedhja e pesetës rrezikon jetën e secilit prej nesh. Dëmtimi i ndriçimit publik na krijon pasiguri. Individualisht nuk arrijmë të bëjmë asgjë!”, ka shkruar Gjini në Facebook.
Sipas Gjinit, Gjakova është qyteti më i sigurt në Kosovë pasi ka të vendosur numër të madh kamerash publike.
“Askush nuk do të tolerohet për dëmtimet e pronës publike. Qyteti na takon të gjithëve, andaj duhet të angazhohemi të gjithë për ruajtjen dhe sigurinë e tij”, ka përfunduar Gjini.
-
Komuna e Lipjanit dënon vjedhjen e kapakëve të pusetave në disa rrugë
-
Gjini për situatën në Gjakovë: Lumenjtë janë fryrë, ka rrezik që të dalin nga shtrati
-
Arrestohet i dyshuari në Gjakovë, tentoi t’i korruptojë policët me 50 euro
-
Arrestohet në Gjakovë i dyshuari për shtatë vjedhje në lokale afariste
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e tetë policëve në dy raste të ndara