Të martën është vënë re mungesa e 48 kapakëve të ujëmbledhësve në shëtitoren e lumit Krena në Gjakovë, ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Ardian Gjini, teksa ka njoftuar se Policia ka kapur dëmtuesin e pronës publike.
“Vlera monetare mund të zëvendësohet, por asnjëherë dëmtimi që mund të pësojë qytetari i cili i shfrytëzon hapësirat publike. Karrigia e dëmtuar përpos një imazhi të shëmtuar, ju bën që të mos e shijoni çlodhjen. Vjedhja e pesetës rrezikon jetën e secilit prej nesh. Dëmtimi i ndriçimit publik na krijon pasiguri. Individualisht nuk arrijmë të bëjmë asgjë!”, ka shkruar Gjini në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Gjinit, Gjakova është qyteti më i sigurt në Kosovë pasi ka të vendosur numër të madh kamerash publike.
“Askush nuk do të tolerohet për dëmtimet e pronës publike. Qyteti na takon të gjithëve, andaj duhet të angazhohemi të gjithë për ruajtjen dhe sigurinë e tij”, ka përfunduar Gjini.