18 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
Sipas njoftimit nga Spitali, nëntë pacientë me COVID-19 janë në oksigjenoterapi, prej tyre dy janë në gjendje më të rëndë.
Spitali ka njoftuar se një pacient është regjistruar si i shëruar në 24 orët e fundit.