Kosovë

Komuna e Ferizajt kritikohet për trajtimin e qenve endacakë

 

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve ka reaguar lidhur me mënyrën e trajtimit të qenve endacakë nga komuna e Ferizajt.

Sipas këtij fondacioni ‘Komuna e Ferizaj, fshehurazi po i “trajton” qentë endacakë dhe nuk po tregon se çfarë po bën me jetët e kafshëve dhe me paranë publike, nëpërmjet të cilës po paguhen veterinerë të cilët kanë dëshmuar përmes punës së tyre të deritanishme se ju mungon transparenca dhe llogaridhënia” thuhet në reagimin e këtij fondacioni.