Arbëri

Demolohet objekti i Qendrës Rinore në Shtime

Gjatë orëve të mbrëmjes persona ende të pa identifikuar kanë demoluar objektin e Qendrës Rinore në qytetin e Shtimes. Në këtë objekt kanë funksionuar Qendra Rinore Publike "Akademia”, Organizata Joqeveritare "Vizionida “ dhe klubi i futbollit "Vjosa”.

Para pak ditësh ky objekt është kompletuar me inventar dhe pajisje të tjera nga Komuna me qëllim të funksionimit të këtyre organizatave.

Ndërkohë për demolimin e tyre është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët janë duke u marrë me zbardhjen e këtij rasti.

Drejtuesit e këtyre organizatave kanë dënuar ashpër kryerësit e kësaj vepre.

Resul Gashi, koordinator i Organizatës joqeveritare QRP “Akademia” në Shtime, ka thënë për KOHËN se është shqetësuese të demolohen zyrat e të rinjve të cilët vazhdimisht realizojnë aktivitete në interes të përgjithshëm dhe në interes të të rinjve. “Dje gjithë ditën nuk kemi qenë në zyrë askush, kurse sot pasdite në orët e vona kah ora 19:00 kur kemi shkuar e kemi parë se zyrat tona janë demoluar nga persona ende të panjohur. Me rastin po merren organet e Policisë së Kosovës”, ka thënë Gashi.

Ndërkohë, QRP “Akademia” , ka reaguar edhe nëpërmjet një komunikate për media. “Të nderuar qytetar në veçanti ju të rinjtë të komunës së Shtimes, me keqardhje ju njoftojmë që është thyer dhe demoluar e tërë pjesa e Qendrës Rinore e cila ishte ndarë për organizatat rinore ende pa u përuruar dhe vendosur organizatat zyrtarisht. Për këtë veprim vulgar të personave të pandërgjegjshëm janë njoftuar institucionet komunale dhe policia e cila i është përgjigjur menjëherë thirrjes tonë dhe ka filluar hetimet për çka i falënderojmë”, thuhet midis të tjerash në reagim., duke kërkuar nga Policia e Kosovës të angazhohen sa më shumë për zbardhjen e rastit dhe kryerësit e veprës të marrin dënimin e merituar.

{gallery}