Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Podujevës i fton qytetarët t’i bashkohen aksionit për mjedis të pastër

Zyrtarët komunalë të Podujevës i kanë ftuar qytetarët që t’i bashkohen aksionit “Bashkë për ambient të pastër” që do të organizohet nesër për Ditën e Tokës. Siç thuhet në një njoftim të Zyrës për informim, aksionit do t’i bashkohen edhe mësimdhënësit, nxënësit dhe OJQ-të.

“Ju njoftojmë se për nder të Ditës së Tokës, më 22.04.2021 (e enjte), prej orës 10:00, Drejtoria e Arsimit organizon aktivitete për pastrimin nga mbeturinat në gjithë territorin e Komunës së Podujevës. Këtij aksioni do t’i bashkangjiten: mësimdhënësit, nxënësit e shkollave, OJQ dhe qytetarë. Ftojmë të gjithë dashamirët e një mjedisi më të pastër dhe më të shëndetshëm të jenë pjesë e kësaj iniciative duke kontribuar në komunitetin e tyre, gjegjësisht në koordinim me shkollën e komunitetit”, thuhet në njoftim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Motoja e këtij aksioni është “Bashkë për ambient të pastër” dhe përmes kësaj motoje synohet rritja e ndërgjegjësimit qytetar në ruajtjen e ambientit dhe hapësirave të gjelbra.