Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

​Nagavci: Harmonizimi i arsimit me kërkesat e tregut të punës, prioritet i Qeverisë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se avancimi i sektorit profesional të arsimit në Kosovë është pika kyçe ku Qeveria e Luksemburgut do ta ofrojë mbështetjen e saj.

Ajo ka njoftuar se sot në një takim me shefen e zyrës së Luksemburgut, Natacha Gomes u pajtuan që të vazhdojë bashkëpunimi në këtë pjesë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Harmonizimi i arsimit dhe aftësimit profesional me kërkesat e tregut të punës, mbetet prioriteti kryesor i Qeverisë Kurti 2 dhe i imi si ministre e arsimit”, ka shkruar ajo.