Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se avancimi i sektorit profesional të arsimit në Kosovë është pika kyçe ku Qeveria e Luksemburgut do ta ofrojë mbështetjen e saj.
Ajo ka njoftuar se sot në një takim me shefen e zyrës së Luksemburgut, Natacha Gomes u pajtuan që të vazhdojë bashkëpunimi në këtë pjesë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik.
“Harmonizimi i arsimit dhe aftësimit profesional me kërkesat e tregut të punës, mbetet prioriteti kryesor i Qeverisë Kurti 2 dhe i imi si ministre e arsimit”, ka shkruar ajo.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti: Aftësimi profesional për tregun e punës është prioritet i Qeverisë
-
Nagavci thotë se fokus e ka përmirësimin e kushteve në shkolla për fëmijët me aftësi të kufizuara
-
Nagavci i dorëzon Kurtit raportin për rishikimin e teksteve të gjuhës shqipe dhe matematikës
-
Osmani takon Nagavcin, flasin për gjendjen e arsimit
-
PDK-ja kërkon dorëheqjen e Nagavcit: Qeveria ka rënë nga provimi