Kosovë

Prizreni subvencionon me 30.000 € projektet e OJQ-ve që kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit

 

komunale të Prizrenit kanë bërë të ditur se pavarësisht angazhimeve po përballen me probleme sa i përket mbrojtjes së mjedisit, dhe se në këtë aspekt kërkojnë edhe bashkëpunimin e organizatave joqeveritare dhe individëve. Në një takim të organizuar të hënën nga Drejtoria e Shërbimeve Publike me individët dhe përfaqësuesit e OJQ-ve që punojnë në fushën e mjedisit dhe që kontribuojnë në mbrojtjen e resurseve natyrore është bërë e ditur se Komuna sivjet ka planifikuar 30 mijë euro për subvencionimin e projekteve që kontribuojnë në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ndërgjegjësimit publik.

“Sivjet në dispozicion janë 30 mijë euro për subvencionet lidhur me mjedisin. Kjo tregon edhe rëndësinë që i japim mjedisit të pastër. Normal ka shumë probleme që lidhen me mjedisin”, ka thënë kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka.