Trupat izraelite kanë marrë nën kontroll Kalanë Beaufort, një fortesë 900-vjeçare, si dhe kreshtën strategjike përreth saj në jug të Libanit, në një përparim të madh kundër Hezbollahut që i çoi ata përtej lumit Litani, depërtimi më i thellë i Izraelit në Liban në më shumë se 26 vjet.
Pas disa ditësh luftimesh intensive dhe sulmesh ajrore në fshatrat përreth, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka deklaruar se ushtria kishte marrë fortesën, e njohur gjithashtu si Qalaat al-Shakif, të cilën Forcat Izraelite të Mbrotjes e kishin përdorur si bazë gjatë pushtimit të mëparshëm të Libanit jugor, midis viteve 1982 dhe 2000.
Fotografitë e publikuara nga Katz dhe pamjet e verifikuara nga agjencia franceze e lajmeve "Agence France-Presse" tregonin flamujt e Izraelit dhe të Brigadës Golani të valëviteshin mbi kalanë Beaufort, ndërsa bombardimet dëgjoheshin në kodrat përreth.
Në një deklaratë, ushtria ka thënë se kishte “nisur një operacion në kreshtën Beaufort dhe zonën e Wadi al-Saluki në Libanin jugor për të shkatërruar infrastrukturën e Hezbollahut dhe për të zgjeruar kontrollin e saj në këtë rajon”.
Ushtria izraelite ka shtuar e forcat e saj kishin kaluar lumin Litani dhe kishin marrë pozicione nga të cilat Hezbollahu kishte drejtuar sulme dhe kishte lëshuar raketa drejt Izraelit.
Edhe
Netanyahu e quan pushtimin e kështjellës në Liban një “ndryshim dramatik në politika”
Negociatat e bllokuara mes SHBA-së dhe Iranit kanë krijuar një vakum diplomatik, gjatë të cilit Izraeli ka intensifikuar operacionet e tij në Liban. Vëzhguesit thonë se zyrtarët dhe komandantët ushtarakë izraelitë kanë kërkuar t’i shkaktojnë sa më shumë dëme Hezbollahut përpara se një marrëveshje e mundshme midis Teheranit dhe Uashingtonit të vendosë kufizime të reja ose t’i japë fund ofensivës aktuale.
Armëpushimi për t’u dhënë fund luftimeve midis Izraelit dhe Hezbollahut të mbështetur nga Irani ka hyrë zyrtarisht në fuqi më 17 prill, por nuk është respektuar asnjëherë plotësisht.
Izraeli dhe Hezbollahu e akuzojnë njëri-tjetrin pothuajse çdo ditë për shkelje të armëpushimit dhe i justifikojnë sulmet e tyre me pretendimet për shkeljet e palës tjetër.
Për shumë libanezë, Nabatieh mbart një rëndësi që shkon përtej vlerës së saj strategjike. I konsideruar prej kohësh si një simbol i rezistencës, qyteti është gjetur vazhdimisht në vijën e parë të fushatave ushtarake izraelite dhe mbetet thellësisht i ngulitur në kujtesën politike dhe historike të Libanit jugor.
Edhe
Izraeli pushtoi më shumë territor nga fqinjët nga 2023-ta, sesa që okupoi për dekada
Të shtunën, kryeministri i Libanit, Nawaf Salam, ka akuzuar Izraelin për "ndjekjen e një politike të tokës së djegur dhe ndëshkimit kolektiv" duke "shkatërruar qytete dhe fshatra dhe duke i detyruar banorët e tyre të mërgojnë" në jug të vendit.
Salam ka paralajmëruar se vendi po përballet me një përshkallëzim "të rrezikshëm" dhe bëri thirrje për "një armëpushim të shpejtë dhe të vërtetë".
Netanyahu e quan pushtimin e kështjellës në Liban një “ndryshim dramatik në politika”
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të dielën se Izraeli është rikthyer në fortesën Beaufort "më i fortë se kurrë".
"Pushtimi i Beaufort është një fazë dramatike dhe një ndryshim dramatik në politikat që po udhëheqim", ka thënë ai, duke përmendur pushtimin ushtarak të zonave të sigurisë në Siri, Liban dhe Gaza përgjatë kufijve të Izraelit.
"Do të duhet më shumë kohë, por ne do t'u rikthejmë sigurinë banorëve të Veriut, ashtu siç bëmë për banorët e Jugut", ka thënë Netanyahu
Kapja e Kështjellës Beaufort, pranë qytetit Nabatiyeh, erdhi pas ditësh sulmesh ajrore dhe luftimesh intensive në fshatrat aty pranë, ku trupat izraelite luftuan kundër anëtarëve të Hezbollahut në zonën e ashpër.
Kapja e saj shënon një zhvillim të madh në luftën e fundit Izrael-Hezbollah, e cila filloi më 2 mars kur Hezbollah qëlloi raketa në Izraelin verior dy ditë pasi SHBA-të dhe Izraeli sulmuan mbështetësin e saj kryesor, Iranin.
Izraeli që atëherë ka nisur një pushtim tokësor, duke kapur dhjetëra fshatra dhe qytete libaneze pranë kufirit. Hezbollah ka lëshuar mijëra raketa dhe dronë drejt ushtarëve izraelitë në Libanin jugor dhe Izraelin verior.
Shtytja izraelite erdhi pavarësisht një armëpushimi që ka qenë në fuqi që nga 17 prilli dhe vetëm disa ditë para rundit të ardhshëm të bisedimeve të drejtpërdrejta midis Libanit dhe Izraelit që do të mbahet në Departamentin e Shtetit më 2 dhe 3 qershor.