Kosovë

MAPL-ja anulon vendimin për rrëzimin e gjykatës së vjetër të Vushtrrisë

 

Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor ka vendosur të anulojë dhe të kthejë në rishqyrtim vendimin e asamblesë së qytetit të Vushtrrisë e cila votoi javë më parë për rrëzimin e ndërtesës së vjetës të gjykatës në këtë qytet.

Lajmin e ka bërë të ditur arkitekti Bledian Salihu sipas të cilit, ky lajm duhet të jetë një mesazh për të gjithë e veçanërisht për elitën politike, se qyteti i përket qytetarëve.