Kosovë

Haskuka pret organizimin e tryezës për diskutimin e çështjeve me organet e drejtësisë

Haskuka pret organizimin e tryezës për diskutimin e çështjeve me organet e drejtësisë
 

Prizren, 27 janar – Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se për më shumë se një vit është në pritje të organizimit të një tryeze për të diskutuar çështjet që lidhen me paditë përkatësisht aktakuzat ndaj drejtorëve të tij.

ka pohuar se kërkesën për një organizim të tillë ia ka drejtuar organizatave të shoqërisë civile. Me këtë rast nuk ka përmendur ndonjë emër konkret. Mirëpo një kërkesë e tillë e udhëheqësit të Ekzekutivit komunal, po konsiderohet si e papërshtatshme nga ana e opozitës, meqë sipas tyre duhet të respektohet pavarësia e organeve të drejtësisë.