Arbëri

Gjithëpërfshirja, arsye e dashurisë së Aldinit për shkollën

Ky është 13-vjeçari Aldin Hyseni, i cili tashmë është në klasë të 5-të dhe mësimet i vijon në shkollën model “Qamil Batalli” në Prishtinë.

Sipas së ëmës, Ilmie Hyseni, rruga e tij drejt shkollës është lehtësuar nga intervenimet e fundit në infrastrukturë.

Ajo flet për entuziazmin e Aldinit që ka për të ardhur në shkollë.

Pos ashensorit, edhe tualetet brenda shkollës janë të përshtatshme për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Drejtori i shkollës, Liridon Maliqi, thotë se i gjithë strukturimi i objektit ishte bërë në atë mënyrë që secili nga fëmijët t’i ketë kushtet e mira .

Për shkak të hapësirave gjithëpërfshirëse ka nxënës që vijojnë mësimin këtu, ndonëse kanë shkolla të tjera në vendbanimet e tyre.

Sipas Kaltërina Misinit nga “Handikos”, vetëm një përqindje e vogël e fëmijëve me aftësi të kufizuara ndjekin mësimet në shkolla.

Përveç shkollave, edhe hapësirat e tjera publike jo gjithmonë kanë qasje për të gjithë.