Komuna e Shtimes gjatë ditës ka përuruar objektin e ri të shkollës fillore “Idriz Ajeti” në fshatin Pjetërshticë në vlerë prej rreth 700 mijë eurosh. Për këtë objekt është përfolur mjaftë shumë gjatë vjetëve të fundit si projekt i zbaritur derisa objekti i vjetër i kësaj shkolle nuk i kishte plotësuar kushtet teknike për zhvillim të procesit mësimor.
Sipas zyrtarëve komunal objekti i ri me sipërfaqe prej mbi 2200 metra katrorë do t’i plotëson të gjitha kushtet dhe nevojat për nxënësit e këtij lokaliteti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari i kësaj komune Naim Ismajli, gjatë përurimit të objektit të ri ka thënë se nxënësit e këtij lokaliteti po e nisin gjysmë vjetorin e dytë në kushte dhe standarde evropiane.
“Komunës së Shtimes, iu shtua edhe një objekt i ri shkollor. Është kënaqësi e veçantë që fillojmë̈ gjysmëvjetorin e dytë në ShFMU "Idriz Ajeti" duke hapur dyert e një godine moderne shkollore për fshatin Pjetërshticë. Ne si institucion komunal, përmes drejtorisë së Arsimit në bashkëpunim me drejtorët e shkollave, kemi bërë përgatitjet e nevojshme për fillimin e procesit mësimor, në të gjitha objektet shkollore ku është bërë dezinfektimi si dhe furnizimi i kabineteve të Kimisë dhe Biologjisë me pajisje didaktike, po ashtu janë të furnizuara mirë me mjete mbrojtëse higjienike kundër pandemisë si dhe kanë në dispozicion ngrohje qendrore”, ka thënë midis të tjerash Ismajli.