Kosovë

Pandemia godet rëndë bizneset e Prizrenit

Ndikimi i pandemisë në ekonominë lokale të Prizrenit, sipas përfaqësuesve të bizneseve të kësaj komune, ka qenë mjaft i rëndë, me ç’rast janë dëmtuar pothuajse të gjitha veprimtaritë. Ata konsiderojnë se humbjet e bizneseve kanë qenë të mëdha gjatë vitit 2020, pasi në pjesën më të madhe të vitit janë zbatuar masat kufizuese për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Në anën tjetër autoritetet komunale të Prizrenit kanë bërë të ditur se janë munduar që t’i dalin në ndihmë bizneseve brenda mundësive buxhetore dhe me vendime për lehtësimin e pagesave të obligimeve si dhe faljen e borxheve të akumuluara gjatë viteve të mëparshme.