Arbëri

Vërshime në Rahovec, bllokohen disa rrugë

Disa fshatra të Komunës së Rahovecit kanë mbetur të bllokuara nga vërshimet e mëdha të shiut.

Në fshatin Fortesë shihet se oborre të shtëpive dhe rrugë janë të mbushura me ujë.

KOHA ka dërguar pyetje në Komunën e Rahovecit mirëpo akoma nuk ka ndonjë përgjigje.

Vërshime të tilla janë raportuar edhe në Komunën e Gjakovës. Disa rrugë janë bërë të pakalueshme.

Ndiqni pamjet e siguruara nga KOHA.