Komuna e Gjakovës ka njoftuar të premten, se si pasojë e reshjeve të shiut dhe borës gjatë mbrëmjes, në disa zona është rënduar qarkullimi.
Sipas njoftimit, në ndisa rrugë qarkullimi është gati i pamundshëm.
“Deri më tani janë raportuar situata të rënduara në hyrje-daljet e qytetit, tek rruga ‘Qazim Bakalli’, tek Ura që lidh Bllokun e Ri me Shkugëzen, kemi bllokim të rrugëve ‘Fehmi Agani’ dhe ‘Gaspër Karaqi’ si dhe paralagjen Brekoc. Lusim qytetarët që të shmangin qarkullimin në këto pjesë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës në Facebook.
Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet do të vazhdojnë edhe në ditët vijuese
“Situata të tilla do të mund të na përsëriten”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm