Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Drejtori i Kulturës në Skenderaj me gjuhë denigruese ndaj asambleistes së VV-së

Drejtori për Kulturë, Rini e Sport në Komunën e Skenderajt, Ramiz Shala, në një postim në Facebook ka shfaqur një gjuhë denigruese ndaj asambleistes së Lëvizjes Vetëvendosje, Vjollca Ramadani.

Ndër të tjerash Shala e ka quajtur Ramadanin “sorrë” e “zagaricë”, derisa nuk kanë munguar edhe ofendime të tjera.

Gjithashtu ai e ka akuzuar Ramadanin për “shpifje e shantazh”.

Ky reagim i tij ka ardhur pasi Ramadani e ka denoncuar në Polici Shalën për kërcënim.

Në një postim në Facebook shefi i Asambleistëve të Vetëvendosjes dhe njëherësh kryetar i qendrës, Hysni Mehani, ka shkruar se denoncimi ndaj Shalës ka ndodhur pasi e ka thënë Ramadanit se nuk ka me i lënë vend.

“‘Nuk të la vend, vend nuk të la Vjollca’ - i ka thanë dje, Ramiz Shala, asambleistes sonë, Vjollca Ramadanit, pas mbledhjes së Komitetit për Mbrojtje dhe Shpëtim”, ka shkruar Mehani ndër të tjerash në Facebook

Edhe AGK dënon kërcënimin e drejtorit të Kulturës në Skënderaj ndaj gazetarit të “Zërit” Arbëri AGK dënon kërcënimin e drejtorit të Kulturës në Skënderaj ndaj gazetarit të “Zërit”

Derisa Ramadani kësaj gjuhe denigruese të Shalës i është kundërpërgjigjur me një postim në Facebook duke thënë ndër të tjerash se, “pasi e patë që nuk na blinit dot, tash keni filluar formën të cilën dini ju si gjithherë, me forcë”.

{gallery}